Rr. Shkelzeni e Jaha p.n.
Hoçë e Vogël
21000 Rahovec

049 800 618
info@kantinazana.com

© 2023 Kantina Zana, Të gjitha të drejtat e rezervuara.

KANTINA ZANA

Tradita mijëra vjeçare

Familja Krasniqi dhe familjet tjera punëtore të Hoçës së Vogël janë të njohur për traditën e krijuar në vreshtari dhe verëtari. Një histori me tokë dhe pasion për punimin e saj, qysh nga kohërat e lashta, Hoçjanët kanë kultivuar hardhinë e rrushit dhe kanë prodhuar verë e raki.

a
Pozita Gjeografike

Kantina ZANA ndodhet në Jugperëndim të Kosovës, në fshatin Hoçë e Vogël, në Komunën e Rahovecit, vetëm 20 kilometra larg qytetit antik të Prizrenit.

s
Klima

Rreth 270 ditë me diell në vit, e bëjnë këtë territor ndër më të mirin në Kosovë e regjion.

s
Tradita

Familja Krasniqi dhe familjet tjera punëtore të Hoçës së Vogël janë të njohur për traditën e krijuar në vreshtari dhe verëtari. Një histori me tokë dhe pasion për punimin e saj, qysh nga kohërat e lashta, Hoçjanët kanë kultivuar hardhinë e rrushit dhe kanë prodhuar verë e raki.

s
Rrushi

Filozofia e kompanisë bazohet në përzgjedhjen rigoroze të rrushit vendas, por edhe atij evropian: Vranç, Rrushi i Rahovecit (rrushi i cungut), Cabernet sauvignon, Pinot Noir, Merlot dhe Chardone gjë që forcon lidhjen me territorin të cilit i përket.

s
Teknologjia

Kompania jonë aplikon teknologji të avancuara në optimizimin e procesit të prodhimit dhe në finalizimin e produkteve. Ne përdorim teknologji italiane dhe evropiane-perëndimore, që nga fillimi i përpunimit të kokrrës së rrushit e deri tek paketimi i shisheve të verës.

s
Fuqi

Verërat e kuqe kulminante të Kantinës sonë vjetërohen në fuqi lisi (barikë) 225 litërshe të prodhuesit vendas ``Zdrukthtaria Beha-N`` Rahovec.