Rr. Shkelzeni e Jaha p.n.
Hoçë e Vogël
21000 Rahovec

049 800 618
info@kantinazana.com

© 2023 Kantina Zana, Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Image Alt

Historiku

Kantina ZANA ndodhet në Jugperëndim të Kosovës, në fshatin Hoçë e Vogël, në Komunën e Rahovecit, vetëm 20  kilometra larg qytetit antik të Prizrenit.

Tokat e punuara me kujdes e të mbuluara kryesisht me vreshta në një territor që karakterizohet nga një klimë e përshtatshme për kultivimin e hardhisë së rrushit, me kodrina të një lartësie ideale mbidetare dhe me rreth 270 ditë me diell në vit, e bëjnë këtë territor ndër më të mirin në Kosovë e regjion.

Tokat dhe vreshat tona përbëjnë një peizazh vërtet të  veçantë dhe të pasur me histori.

Fshati ynë, si pak nga fshatrat e komunës së Rahovecit e Kosovës ka parcela të gjera me vreshta, të shtrira në dy anët e fshatit në kodrinat që shtrihen nën rrezet e plota të diellit, si fusha e Izbishtit dhe ajo Mejdanit.

Kantina Zana është kompani që drejtohet nga familja Krasniqi. Është themeluar në shtator 2021 nga vëllezërit Dan dhe Hamz Krasniqi, të cilët e udhëheqin kompaninë. Të përkrahur  dhe bashkëpunim të drejtëpërdrejtë që nga fillimi i punës së verarisë nga enologu i kompanisë z. Fejzullah Berisha.

Familja Krasniqi dhe familjet tjera punëtore të Hoçës së Vogël janë të njohur për traditën e krijuar në vreshtari dhe verëtari. Një histori me tokë dhe pasion për punimin e saj, qysh nga kohërat e  lashta, Hoçjanët kanë kultivuar hardhinë e rrushit dhe kanë prodhuar verë e raki.

Kantina Zana synon të prodhojë verëra të cilësisë së lartë, kulminante. Në vitin e parë të prodhimit të saj, nxorri vetëm 4200 shishe, verë të kuqe, tre lloje të ndryshme:Vranç, Cabernet Sauvignon dhe Vranç&Cabernet Sauvignon.

E veçanta e kësaj kompanie është ajo e prodhimit të verërave të kuqe të vjetruara në fuçi, falë traditës, e cila e shikon të ardhmen me largpamësi, e forcuar nga një e tashme aktive dhe novatore.

Kompania jonë aplikon teknologji të avancuara në optimizimin e procesit të prodhimit dhe në finalizimin e produkteve. Ne përdorim teknologji italiane dhe evropiane-perëndimore, që nga fillimi i përpunimit të kokrrës së rrushit e deri tek paketimi i shisheve të verës.

Filozofia e kompanisë bazohet në përzgjedhjen rigoroze të rrushit vendas, por edhe atij evropian: Vranç, Rrushi i Rahovecit (rrushi i cungut), Cabernet sauvignon, Pinot Noir, Merlot dhe Chardone gjë që forcon lidhjen me territorin të cilit i përket.

Verërat e Kantinës ZANA prezantojnë denjësisht territorin e Anadrinisë, falë përkushtimit dhe aftësisë me të cilën familja Krasniqi çon përpara rezultatin e punës së vazhdueshme dhe të një cilësie të qëndrueshme, që i ka rrënjët në traditën e verës Anadrinase.